>
LETERSISHQIP
Goethe

Surprize E Fuqishme

Shperthen me vrull qe lart permbi gremine
Dhe shikon drejt detit lumi i shkumezuar
E kqyrin brigjet duke u pasqyruar
Po ai s’ndal e zbret neper lugine

Veç ne nje çast demonerisht rrezohet
E ndjekin mal e pyll me votromete*
Dhe mbushet oreçast me gezim jete
Duke e shtrenguar lumin te ngushtohet

Shkon vala praptas, ngrihet qe nga shtrati
Dhe e fryre, e eger, gumezhin perpjete
Iu ndal drejtimi e s’vete dot tek ati

Ajo ben pellg, ben nje liqen te qete
Ia ndritin fundin yjet plot hare
Ndaj rreh me vrull mbi shkemb nje jete e re.