>
LETERSISHQIP
Jorgo Telo

Kenga E Lisit Te Shentodhrit

Lisit më të moçëm e madhështor të fshatit tim – KONCKË
Të vështroj me mall, o lis.
Gjith’ kujtimet m’i xërris…!
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.

Bëre, o lis, sua më vete.
S’ngjan me ca lisa skelete.
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.

Shëndetin që më ke ti,
ta kish Nëna ZAGORI…
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.

Ndërur degët anë pas ane.
Si shqiponja më vigane.
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.

Hija jote – mrekullia,
ku vaponin bagëtia…
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.

Kisha e mbetur gërmadhë
të dha emër, fat të bardhë.
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.

Veç prej teje, lis o mbret,
tremben shtrëngatat, rrufet’!
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.

Nëpër degët gjethmbuluar
Cilët zogj s’kanë kënduar!
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.

O lis me gëzime e derte,
ç’peshë vitesh mban mbi vete?
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.

Si Ante, o degëgjerë!
Ç’madhështi me ke përherë!
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.