>
LETERSISHQIP
Jorgo Telo

Nën Vëzhgim

Të rrokur na gjeti
pragmuzgu.
Sodisim perëndimdiellin.
Retë e ndezura
zjarrmëndafsh
"Parajsën" përcjellin.
Sikur na grishin
të ndizemi dhe ne
ndën një vëzhgim hënor,
teksa muzgu
zbret për plazh.