José Real Navarro
Zinxhiri I Pafund
Një ditë një fëmijë po luante në shtëpi me top. Nëna e tij ia kishte ndaluar të
luante, por meqenëse ajo nuk ishte e pranishme, ai nuk iu bind. E kështu ndodhi ajo
që duhej të ndodhte: Me top e theu vazon e preferuar të nënës së tij. Kur ajo u kthye,
fëmiija i tha një gënjeshtër që të shmangë dënimin. I tha se ka qenë vëllai më i vogël,
i cili, duke kërcyer këmbadoras, e kishte thyer. Nëna u acarua shumë. I mblodhi copat
dhe u mundua ta rregullojë vazon.
Ishte kaq e zemëruar saqë harroi të heqë mishin e pjekur nga furra dhe mishi u
dogj. Kur babai arriti në shtëpi, nuk kishte asgjë për të ngrënë. Pasi u grind me gruan
për atë arsye, shkoi i mërzitur për të ngrënë në lokalin e lagjes.
Me inatin që kishte, e trajtoi në mënyrë të keqe kamerierin, i cili u bë shumë
nervoz, dhe, pa dashur, e derdhi filxhanin e kafes mbi një zonjë, duke i njollosur
kështu fustanin.
Zonja u ngjit në makinë jashtëzakonisht e zemëruar dhe u drejtua për në shtëpi
për t’u ndërruar, por qante kaq shumë saqë nuk e shihte mirë rrugën e kështu, pa e
vënë re, u përplas me një makinë që ishte e ndaluar në semafor. Shoferi doli nga
makina shumë i zemëruar, e pasi diskutoi dhe mori të dhënat për Sigurimin, u drejtua
shumë i shqetësuar për tek puna e tij.
Ky i fundit ishte një mësues, e rastësisht kishte mes nxënësve të tij fëmijën që
kishte thyer vazon. Hyri në klasë me një humor tejet të keq, dhe iu duk se dikush po
shqetësonte. Atëherë dënoi të parin që i erdhi përdore, dhe qëlloi pikërisht djali që
kishte provokuar të gjitha këto vështirësi.
Pa e parashikuar, fëmija, duke mos iu bindur nënës së tij, dhe duke gënjyer,
kishte filluar një zinxhir acarimesh dhe diskutimesh. Dhe tani po paguante pasojat e
asaj që kishte bërë.
"E keqja, si proçesionet, kthehet në pikën e tij të nisjes.".
Jo gjithmonë jemi të vetëdijshëm për pasojat që veprimet tona mund të kenë,
përtej vullnetit tuaj. E, nganjëherë, e keqja që marrim, shkakton të këqija të
mëtejshme, si në një zinxhir negativ që vazhdon… a jemi të gatshëm ta ndërpresim
këtë zinxhir që të provojmë për të futur në botë dashuri dhe falje, që t’i japim
fill një zinxhiri të mirash që nuk mund të ndalet më?

Përktheu: Nikolin Sh. Lëmezhi
Bashkësia Katolike Karizmatike "Jeruzalemi i Ri"