>
LETERSISHQIP

Ikja

Mbi peshën e rëndë të fjalës
Zhytem si piramidë në det
Në pellgun e ëndrrës së djegur
Në këtë tokë si lulet.
Zhytem humnerave të harresës
Me një shpresë të vyshkur në xhep.
Shiriti i këputur i kujtesës
Rrugëve të arratisjes më ka mbet
Nata ecë mbi meridianet e kohës
E unë simfoni e saj,
Gabimet e lojërave të turbullta
Gjaku ynë më nuk do t'i lajë.
Nata shtrigë e vjetër në planetin maxhik
U arratis në ferrin e egër
Nga drejtësia ikë.