Kaman Myftaraj
Mos E Harro
Mos e harro atë që të do dhe kur s’flet,
Nuk thot fjalë boshe, që si gjethe i merr era,
Të ruan në shpirt, butësisht të përkëdhel, ...
Ndonëse në ëndërr, kur të vjen si pranvera.
Si rrezja e diellit kur çel synë në mëngjes,
Fytyrën të përkëdhel e të zgjon nga gjumi,
Vjen së largu mbushur me mall e ndjenjë,
I zbraz mbi trupin tënd, si vërshim lumi.
Mbi tokën e vaditur me puthjet lumë,
Çelin lule plot aromë e gurgullon burimi,
Si bletë të thith mjaltin e të ëmblës buzë,
Të velur, gushë më gushë ju gjen prap agimi.
Mos e harro atë që të do edhe kur s'flet,
Në shpirtin e tij margaritar, ti ruhej përjetë.