>
LETERSISHQIP
Klarita Selmani

Bir

Pashe nje enderr mbreme bir
ishe ne nje mal
tek lozje me qiellin bir
kucedra u ngjall.

E atje ku lozje bir
nga syte te humba
desha te therrisja bir.
E zeza! Nuk munda..

Nje sumbull rreshkiti bir
lumi tutje rrodhi
zbathur mora rrugen bir
pas me mekej gjoli.

Zemra humbi gjakun bir
gerxheve te thata
ulerinte shpirti bir
kishte rene nata.

Ndeza peshperimen bir
ligjeronte Hena
dergome nje fjale bir
me humbe atehena *


Rete me mbuluan bir
Nuk sheh rrugen nena
zgjome nga enderra bir
se me plasi zemra


* larg