>
LETERSISHQIP
Klea Haka

Pluhur Kujtimesh

Qielli nisi te lotoje
dhe lotet i derdhi,
per dy te pandare,
qe fundi i erdhi.
Kalova nga pema
dhe gjethet po bienin,
te kujtova ty,
dhe lotet po me rridhnin.
Zemra e heshtur mbeti
nuk dinte ç'te fliste,
qante por pa ze,
thelle te therriste.
Ajo ndjenje therese
teksa po thellohej,
me ngeli ta shihja,
por nuk mund te shikohej.
Kujtova te qeshurat
tashme po qanin,
u mungonte arsyeja,
ndaj me nuk u ngjallnin.