Lavdije Hoxha
Kurbeti
O kurbet ty të rëntë zjarri,
Fëmi e prindër, ndave përsëgjalli,
Nëpër botë i largove,
Zëmrën prindërve ja plagove.
Fëmitë janë hedhur pas pasurisë,
Kanë harruar pragun e shtëpisë,
Kanë harruar kush i ka rrit,
Nënë e babë i kanë korit.
Iku njerëzia gjithë nga vëndi,
O kurbet t'u harroftë emri,
Natë e ditë duke punuar,
Për jetë më të mirë me jetuar.
Kurbeti është shumë i vështirë,
Në vënd të huaj nuk ndjehesh mirë,
Malli djeg e përvëlon,
Për vendlindjen, që rrallë shkon.
Kurr nuk mundesh, shpesh me shkuar,
Kurbeti ju ka lidhur këmbë e duar,
Prindërit s'jetojnë dot në mërgim,
Kanë mbetur vetëm si jetim.
Mezi presin t'ju vinë fëmitë,
Që t'ju gëzohet pak ai shpirtë,
Nip e mbesë me sy t'i shikojnë,
Dhe me mallë t'i përqafojnë.
Fëmi e prindër, ndave përsëgjalli,
Nëpër botë i largove,
Zëmrën prindërve ja plagove.
Fëmitë janë hedhur pas pasurisë,
Kanë harruar pragun e shtëpisë,
Kanë harruar kush i ka rrit,
Nënë e babë i kanë korit.
Iku njerëzia gjithë nga vëndi,
O kurbet t'u harroftë emri,
Natë e ditë duke punuar,
Për jetë më të mirë me jetuar.
Kurbeti është shumë i vështirë,
Në vënd të huaj nuk ndjehesh mirë,
Malli djeg e përvëlon,
Për vendlindjen, që rrallë shkon.
Kurr nuk mundesh, shpesh me shkuar,
Kurbeti ju ka lidhur këmbë e duar,
Prindërit s'jetojnë dot në mërgim,
Kanë mbetur vetëm si jetim.
Mezi presin t'ju vinë fëmitë,
Që t'ju gëzohet pak ai shpirtë,
Nip e mbesë me sy t'i shikojnë,
Dhe me mallë t'i përqafojnë.
19. 11. 2024.