>
LETERSISHQIP

Dialog Zemre

E mora zemrën në duar,
e pashë me sytë mi
si përpëlitej e mjera
duke qarë, mbetur në vetmi!



Më thoshte zëri i saj:
-Të lutem ti mos ik!
Përshpëriste dhimbshëm.
-Sa frikë kam..Sa frikë…!


Fola gjatë me të, e pyeta:
-Ç’janë ato që thua?
Ti fare mo ski frikë.
Harrove që këtu më ke mua?


Shpejt fshiu lotët e gjakut,
buzëqeshi, më nuk po përpëlitej.
Qetësisht e vura në vendin e saj,
ngadalë, që fare të mos vritej.