>
LETERSISHQIP

Prekje

Dhe prek lëkurën tënde të ngjyer në blunë e natyrës
e mëkatbuzëqeshja rrëshqet fshehurazi mes nesh.
Po shndërrohem në përzierje magjie dhe besimi
në këtë shumësi formash?

Dhe prek zërin tënd brenda lëkurës time,
zërin tënd që përcjell tek unë ca zëra mineralë,
prek kametjen tënde për të lexuar mbulesën
e imagjinatave të mëdha.

Dhe prek pothuaj ëndrrën tënde blu
dhe fryma e hollësive më shpëton nga duart.
Ngulshëm dua ta ndiej ekzistencën tënde,
dua të jem më shumë.

Unë zbraz tek ti trupin dhe shpirtin
dhe mendoj se ti më shpike mua prej asgjësë,
pastaj më dashurove, pastaj zbulove para meje
kontrastet e pafundme të prekjes.