>
LETERSISHQIP

Ti Koha Ime

Ti koha ime,
që ma thinje ëndrrën
fjalët
brenda së njëjtit labirinth
m'i lë,
diku ma fshehe mallin
të bisedoj vetëm
errësirës
me të...
Ti koha ime
dhe pse me një pemë degëthyer
më ngjan,
vetëm mendimi se s'më shmang dot
të bën të marrë...
ndërroi stinët
vjedhurazi,
ngadalë,
pa zhurmë
vecse s'ma shmang dot përqafimin
në të rëntë rruga nga unë...