>
LETERSISHQIP

Nën Vellon E Pritjes

Do vij të të kërkoj në dyert e fatit
Përtej rrahjeve të zemrës
Qe shpresojnë akoma per Ty
Edhe kur enderrat zvaniten në sy
Mengjeseve te reja une do te kerkoj.

Do te kerkoj pertej puthjeve tona
Ku deshirat beheshin rreze dielli
Atje ku yjet e nje nate shendrisin
Pa hene e pa kohe drite.

Do te kerkoj matanë krojeve
Derri tek etja ime
Pertej shikimeve te ftohta
Pertej realitetit të dritës.

Do ta hedh buzeqeshjet kudo
Do ta hap zemren atje
Ku cdo gje ka qene e shkruar
Per dashurine tone.

Do te kerkoj. kudo udhëve
Do të shkel pluhurin e yjeve
Mbi rreshta poezish rrefimtare
Do të shkruaj historine e dashurise sone.

E kur veriu i ftohte te fryej
Do vij te te kerkoj ty
Aty ku cdo gje prehet në qetësi
Ku vargjet e nje poeme dashurie
Do te shkruhen mbi krahe te bardhe pellumbi.

Kur nata te kape enderrat e mia
Dhe kur ti te jesh larg mendjes sime
Une do vij te te kerkoj perseri.