Manushaqe Pasku
Në Shtëpinë E Babushit
Këtu ishe kur ndejtem bashkë për herë të fundit
Në këte dhomë hyra duke u dridhur
Në këte dhomë, nji arkivol e ti mrenda!
Tani më përftyrohesh i tejdukshëm, si nji iluzion
Tani më kujtohësh si një ëndërr e bukur
Tregomë tani si të jetoj pa të parë vallë të gjallë
Ja, këtu jam, në shtëpinë e Babushit
Më thanë se në rini këtu gjallërove
Dhe këtu në arkivol, naten e fundit mbi tokë e kalove
Për ty, odë me shumë kujtime
Për mua, kthinë e errët, plot trishtime
Kohë e shkuar, gjurmë e zhdukur
Në boten e të kaluaresë
Unë, e burgosur në të tashmen time
E trazuar gjër në të ardhem e jetës sime.

Më shumë nga Manushaqe Pasku
Komente 0