>
LETERSISHQIP

Për Asgjë Më Shumë

Të dua
për atë që je.
Të dua
për atë që se ke.
Për gabimet e tua
dhe për kokëfortësinë tënde.
Të dua
se më do
për këtë që jam
për atë që se kam.
Nëse të gjitha
do t’ i kisha,
të gjitha do t’i kishe;
as unë me ty,
as ti me mua s’ do ishe….!

Më shumë nga Manushaqe Toromani