>
LETERSISHQIP

Te Falem Ty Nikaj-Mertur!

Te falem ty Nikaj-Mertur,
Dymbedhjet fshatra ngule ne gure.

Dymbedhjete pashe qiell mbi krye,
Pishtare netesh-dymbedhjete yje.

Dyer krahine jane tri qafa,
Kur vijne miq Krasniqja e Shala.
Oh, sa here atje u pa flaka,
Turq e serb kur ktheve mbrapa.

Maja e boshit te rri kunore
Qyrkun ne shpine, kapuçin bore.

Lumi i Currajt, loti i malit,
I kthjellet si mendja e Tunxh Miftarit.

Maja e Hekurave hekur te fali,
T’u bene hekur çika e djali.

Burra dje e burra sot:
Nder e gezim paç jete e mot!

Më shumë nga Marash Mëhilli