Krahina Ime (Labëria)
Qeleshe të bardha hidhen mbi kreshpat e tua
Prej dorës qiellore që nuse të stolisi ty
Malet rreshtuar si fëmijë të kapur përdorë
Me fustanellat me pala se ky vend quhet Labëri
Majat e larta zgjaten si të kapin yjet
Në këmbët e tyre valët me brigjet lodrojnë
Përcjellin aromë pishe dhe ahu pyjet
Përzihet me flladin e jodin e deh kjo aromë.
Këtu zoti ka ngritur hojet e mjaltit të shpirtit
Me frymën tij të shenjtë brumin gatoi
E buzës i fali dallandyshje qumështin e gjirit
E sytë i bekoi të ishin porsi shqiponjë.
Fjalën e gdhendi me dalten e tij ëngjëllore
Që peshë tu kishte e vlerë si flori në kuvend
Shamizezat i veshi me shpirtin e bardhë si shtatore
Balli të ishin, zonja e trime me mënd.
Ketu derdhet rakia në dasma e pritje miku
E zemra hapet e ciltër bujare flori
Këtu fjala jepet e besa është më e fortë se celiku
Se kjo tokë e bekuar quhet Labëri!
Erë trëndeline dehen livadhet e tua
Aromë dashurie e ciltër buron nga cdo gji
Ninullat këndohen edhe duke vajtuar
Se asgjë si mposhti Labet..as luftë as stuhi.