>
LETERSISHQIP

Me Mallin U Takova

Kur me mallin u takova më shumë ndjeva mall.
Seç bënte ca gjeste të njohura,
Seç kishte ca sy që më përvëlonin akoma.
Thashë me vete, unë paskam ndryshuar,
Ti jo, u buzëqesh përsëri qënve.
Macet i ndjek nga pas.
Flokët i ke lënë më të gjatë.
Ke të njëjtën freski si atëherë në fillim të shtatorit,
Faqet nuk i ke lyer aspak.
Më flet me kujdes, dhe nga pak,
Mos të të shpëtoj ndonjë sekret.
Sikur mallin e ke të shkruar në ballë,
Duket sikur për çdo hall u bënë lak.
Dhe më buzëqesh tërë gjallëri,
Një të mikluari si unë, zgjuar nga gjumi,
Duke u futur në ëndrra të gjalla.

Fshehtaz të vështrova cepat e buzës,
Buzës së heshtur, qe ndrojtur desha të t'i puthja...
Shkaraz kur u përshëndetëm,
Ti në rrugën tënde, unë në timen.
Tërë aromën e kisha në trup.
Tërë vitet mu kthyen mbrapsh,
Dhe asgjë më nuk mbaja mend.
Ecja, ecja, gjatë, duke rikujtuar ç'më thoshe
Duke rikujtuar c'të thosha...

Ah, budallai!
Si nuk të thashë që më ka mar malli,
Harrova...
Shkallova...

DËRGOI: