>
LETERSISHQIP

Per Ty

Nese ti beson qe dashurite vdesin,
Ti veten genjen, kurre s’ke dashuruar,
Prandaj ti s’kupton, se c’ndjej une per ty,
Se s’gjen dot nje fjale per ta emertuar!
Fjala “Dashuri” me eshte shume “banale”,
Nen masken e saj gjithkush eshte mashtruar,
Dashuria e vertete eshte ndjenje hyjnore,
Mos ma thuaj kurre, s’kam per ta besuar!
Vec kur t’ndjesh nje dite, ate qe ndjej per ty,
Kur fjalet nga shpirti ne “gryke”te te mbesin,
Kur te t’ dhemb Zemra ashtu si më dhemb mua,
Athere do besosh se dashurit kurrë nuk vdesin!