>
LETERSISHQIP

Atje Lart Je Ti,grua!

Atje lart je ti, grua!
Atje lart, ku s’të arrijnë mëngjeset dri të kohës
larg krisjes së shekullit.tymnajës, baltosjes
atje ku rrahjet e bardha mbështjellin qiellin e lutjes
tënde
me ëmbëlsi zemre të kulluar,
nga ku rrënjët mbjellin, më mahnitësen pemë
për t’u dashuruar
Atje je ti, grua
Vesë petalesh!

Atje, ku shiu ngjitet ngadalë
kapilarëve të shpirtit, ushqyer me vegime dhe mall
Atje, ku mesditave të tua të skuqura me melankoli
mbi gjethe të shtruara shpresash
dielli yt, shkruan dashuri
Atje, je ti, grua
Lumë I argjendtë faljesh!

Atje, ku vjeshtat valëviten
me truk të purpurt dhimbjesh në qepalla
të rënduara sfidash
ku mendimet janë të lira
nga karficat që shtrëngojnë pas plagëve, kujtimet
dhe ku gjerdani I kohës nuk thërrmon pas zemrës
ëndërrimet
Atje,
pa byzylyk paragjykimi botësh
Atje,
e lirë, je ti, grua
Far frymëzues, mes lotësh!
2016

Më shumë nga Marjeta Çurumi