>
LETERSISHQIP
Martin Camaj

Fuqia E Kones

Ngjyra e verdhë e fletëve
Shkurtoi dritën në faqe të veta
E të katundit jugor mbi kodrinën
Bote së kuqe.

Para derës rrin Kona
Me barrën e randë në gji,
Dashunon rrezet e pemëve të vokta

Në kanistër
Para burrit kalamendë gjumi.

Tjerr Kona në furkë:
Ngrohtësia e pejve të leshtë shpërtheu
Prej gishtavet
E lëvizja e fëmijës në parzëm
E dridhi në kënaqje të paskaj.