>
LETERSISHQIP

Mos Rri Të Qash Mbi Varrin Tim

Perkthimi 1 nga Sinan Kërpaçi:

Mos rri të qash mbi varrin tim,
Unë s`jam në gjumë, jam në zgjim.
Jam era që pa reshtur fryn,
Mbi dëborë diamanti që ndrin.
Grurit i jap pjekje si drita e diellit,
Në vjeshtë jam loti i madh i qiellit.
Kur në mëngjes ta kesh një zgjim
Vij si vrrulli i zogjve në fluturim,
Që i ngjitet qiellit lart,
Jam ylli që ndrin nëpër natë.
Mos rri mbi mua të qash me zë,
Unë s`jam në varr, nuk vdiqa gjë.

Perkthimi 2 nga Juljana Mehmeti:

Mos ju afro varrit tim duke qarë.
Nuk jam.
Nuk fle aty.
Unë jam si njëmijë erëra që fryjnë.
Jam si një diamant në dëborë,
i ndritshëm.
Unë jam rrezja e diellit mbi grurin e artë.
Jam shiu i butë pritur në vjeshtë.
Kur në mëngjes zgjohesh e qetë, jam kënga e zogjve në tufë.
Unë jam gjithashtu yjet që shkëlqejnë,
ndërsa nata në dritaren tënde bie.
Prandaj, mos ju afro varrit tim duke qarë.
Nuk jam.
Unë nuk kam vdekur.