>
LETERSISHQIP

Vetmi Vrasese

Padyshim qe vetmia eshte ndjenja me e ashper, me e pameshirshme qe te godet zemren. Cdokush eshte viktime e saj ne nje moment apo ne tjetrin. Por si ta perballosh, si te kesh guxim ta sfidosh kur ajo te prangos me prangat me te forta. Ndjenja therese pershkojne kraherorin dhe godasin pafundesisht zemren e pervuajtur. Mund te mbyllesh syte ne nje moment dhe te risjellesh ndermend kujtimet plot me doza dashurie, por sapo i hap, perballesh me realitetin e eger, realitetin e erret e te ftohte, i cili te shkaterron. Ne cdo cep qendrojne kujtimet, te cilat duken si piktura ne mur, por te pluhurosura, sepse askush s'vendos t'i ringjalle ato. Zbrazetia ne dhome te besh te jesh e shoqeruar me fantazmat e se kaluares. Ben qe shume, shume pak te degjosh melodine e nje zeri te harruar, i cili te jehon ne shpirt e ne mendje dhe te ben te qash me lot gjaku. Nje pelhure e mendafshte e zeze, pasqyron kujtimet qe ndricojne vaket dhe sapo perpiqesh t'i prekesh, ato perhumbasin ne zbrazeti dhe shohin lotet qe zbusin ate qetesi. Buza dridhet duke peshperitur lehte emrin e paharrueshem, syte humbasin shikimin dhe shohin vetem erresine e jetes, duart mpihen duke mbajtur fotografite, ditarin, te cilet lagen nga pluhuri magjik qe nuk resht asnjehere. Zemra humbet shpeshtesine e rrahjeve dhe nuk ka me ritem; ajo rreh duke krijuar melodine e nje funerali. Shpirti eshte i mbytur, pa shpresa te jetoje si me pare. Mendja behet pjese e nje varri te thelle, ku s'ka rrugedalje te ndricoje serisht. E gjaku ngrin nder venat e panumerta duke formuar ne cdo milimeter fjalen: TE DUA.
E gjithe qenia shkaterrohet e cdo pjese e trupit i vetedorezohet vdekjes, duke u bere pjese e saj pergjithmone. Te gjitha kujtimet varrosen se bashku duke mbajtur emrin: DASHURI E PAMUNDUR

PER TY...

DËRGOI: