>
LETERSISHQIP

1 Enderr

1.
Më vjen në ëndërr sikur një fantazmë
Që më rrin mbi kokë dhe ëndërrat mi ruan,
Më shikon në thellësinë e shpirtit tim
Më duket se edhe ti bashk me mua vuan!

2.
Nga ëndërra provoj të zgjohem
Të ndjej frymën tënde në gjoksin tim,
Por ti ikën, si dhe çdo fantazmë
E unë dhe ëndërra mbetemi jetim!

3.
Provoj të zgjas duart ty të të takoj
Me dëshirë të zjarrtë të të mbaj në gji,
Ti tretesh sikur kurrë s’ke qenë
Tash ëndërra edhe ti më lat në vetmi!

Më shumë nga Meridon Demaj