>
LETERSISHQIP

Tash Ka Ardhë Pranvera

Tash ka ardhë pranvera,
E fusha ka lulëzue.
Kujtimet qe më vijnë,
Shpirtin ma kan trazue.

Nër at pemë t, bukur qershisë,
Rrethuar nga lulët e pranverës.
E era lunte me flokët tua,
Ti ishte ma e bukur se lulët e verës.

Lulët qe pran teje ishin rradhitur,
Te shikonin me shumë zili.
Se ti ishe ma e bukur se ato,
Lulja ime e dashurisë.

Ikën vitët e ti nuk je më,
Mallin tend ende po e ndij.
Por në zemrën ti me mbete,
Kujtimi më i bukur i dashurisë

Më shumë nga Met Sadiku (Poet)