Miftar Tërshnjaku
Nuk E Dua Errësirën
(Zë i një kombi që s’pranon të heshtë)
Nuk e dua errësirën që më rrethon çdo natë,
e mendimet më rëndojnë në gjoks si gur varri.
Nuk dua kur gjumi më ikën dhe mendja më shkon
tek rrugët e fshatrave të boshatisura të vendit.
Kam frikë nga errësira kur futet në zemër
e ma shkel shpresën,
që ma ngulfat shpirtin,
që ma ndal lotin si krim i papërshkruar.
Ofshaj, sepse të shumtë janë ata që
më thonë: “Hesht, se je poet!”Po ua kujtoj:
Poeti nuk hesht!Ai është zëri i dhembjes,
është zëri i fëmijës që qan rrugëve nga uria,
është kushtrimi i zërit të nënës që pret burrin nga mërgimi,i
plakut që s’sheh qiellin nga verbimi, por jo padrejtësinë.
Poeti e sheh padrejtësinë pa zë, por e shfaq në letër.
Poeti nuk zbukuron të keqen,as nuk e shton
– ai thotë atë që të tjerët nuk guxojnë ta thonë.
Ai shkruan për atë që më mundonmundon.
Nga pritjet dy dekada, poeti e nxjerr zërin si vullkan,
sepse thotë prerë e qartë:
Nuk dua errësirë në shkolla pa ngrohtësi
–dua mësim përplot nder!
Në spitale jo pa shpresë,në udhë jo pa dritë, pa busull.
Nuk dua premtime të kota që zbehen ditën pas votës,
as dritë që ndizet vetëm për sy të botës e për faqe të ligë.
Dua një dritë – të vogël, por të vërtetë,
dritë që ndriçon kombin!
Dritë që ngroh fëmijën e zbathur,
që fshin pluhurin nga balli i popullit guximtar.
E ju që mbani çelësat e këtij vendi,
kujtoni ndonjë ditë: Kush ju ngriti në post?
Populli ju dha votën me shpresë
–jo për të ndërtuar pallate mbi dhembjen e tij.
Mos e shtoni errësirën me përçarje partiake,
e të vuajë prapë populli?!
Pse të them e të pëlqej?
Sepse i njëjti gjak ju rrjedh edhe juve në damarë, si ne të tjerëve.
Mos harroni:
Turpi që sot nuk e ndjeni,
do t’ju ndjekë me breza.
Ndoshta edhe do ju ndëshkojë.
Mos harroni – çdo natë kujtojeni!
Unë jam larg – në tokë të huaj,
por zemra ime kthehet përditë në atdhe,
me lot në sy, duke qarë për skamjen e popullit tim!
Mendja çdo ditë më shkon:
tek varret e të parëve,
te plaga që nuk mbyllet me harresë.
Nuk kam ikur për luks,
por për shpresë që një ditë do të kthehem
tek vendi im i lulëzuar.
Prapë zhgënjehem – por ndashtë, ndoshta ndonjë ditë…
E pres të kem ku të kthehem me kokën lart. Pse?
Sepse vendi i huaj kurrë nuk të ngroh
si vendi i të parëve.
Sepse mërgimi është mall, por jo zgjidhje.
Zgjidhja është aty – tek vendlindja,
apo më mirë të them – në ndërgjegjen tuaj.
Nëse nuk i hapni sytë ju,
koha po vjen që do t’i hapim zërat edhe ne!
Unë nuk dua më errësirë –
dua dritë që lind nga fjala e mbajtur,
mbështjellë me besën,
nga duart që ndërtojnë,
jo që zhvasin popullin dhe e nënçmojnë.
Dua një atdhe që më thërret si bir,
jo që më përbuz si palaço.
Dijeni mirë, mos harroni – ju përbetohem:
Unë do të shkruaj!Unë s’kam për të heshtur!
Sepse në heshtje shuhen kombet.
Në zë – ringjallen!