>
LETERSISHQIP

Sytë Vegimtarë

Dhe kur ky dhé sytë t'na mbulojë
dhe dielli me rreze kur t'na goditë,
do vijë një çast kur do t'ëndrroj
më t'mirën gjë, më t'shenjtën ditë,
dhe hëna ëmbël do t'më buzëqeshë
kaherë në mbrëmje ajo m'ka pritë,
me dritë të saj shumë herë m'ka veshë
e mu kjo gjë nuk m'ka çuditë,
Ai atje lart shumçka m'ka falë
që botës sime, t'i jap ndriçime,
e unë fuqi s'kam për t'i ndalë
ndaj Ai vazhdon, t'më falë vegime,
E humbur larg, pranë një çatie
vizione e ëndrra, kam për të ndjerë,
se unë jam rob i asaj Perëndie
dhe këtë nga Ai e çmoj si vlerë,
kur bletët t'ikin, me to do t'shkoj
për t'ndjerë dhe unë vdekjen e parë,
dhe nga këtu qetë do t'pushoj
kur t'marr më vete 'Sytë vegimtarë' !

DËRGOI: