>
LETERSISHQIP

Krye Endrra

Nusja e bukur, veshur ne argjend.
Melankolike, si hena e zbehte.
Vallzonte, ndiqte valsin ritmikisht.
Gelltiste lotet, dhimbjen e vertete.

Kjo dite.. kryeendrra qe kish thurur.
Martesa qe tere jeten kish menduar.
Si dasem-funeral e kish muziken
Me magji shtrigash, krevatin mbuluar.

Dekada shkuan, nusja e zhgenjyer…
E shpirtkeputur per endrren e vjedhur.
Kur vjen Tetori, i rrjedhin dy lote.
Ajka e lotve, neper vite mbledhur.