>
LETERSISHQIP
Mimoza Rexhvelaj

Gratë Janë Të Forta Vërtet

Sa të forta e të shpejta janë
Gratë mbi shkulmet e erërave
Nën një korsi me mua ecin
Monopate të thiktë e rrëpira të frikshme
I shoh tek sa ngjitin e zbresin.

Unë nis udhëtimin aq të vështirë
Dikush thotë me shpejtësinë e dritës…
Si shigjetë spartane më shpon,
E mbi lulet simotra biskon.

Ngjyrat mbi thonj, buzë e qerpikë Mbrëmjeve Gala ua zhveshin pezmin
Me truket e një nate të pagjumë,
E fortë poaq sa gratë e këtij shekulli
Më besoni miq, jam edhe unë.

E megjithatë, me një buzëkuq
Dhëmbjen në shpirt, nuk mund ta fsheh!