Miranda Troci Derti
Mall I Fshehur Mes Malesh
Më zgjoi përvëlueshëm malli për këto male..
Mes shkrepave e mrizeve dikur shtrat trimërie..
Aty ku historia thuret shekujsh në lavde.
Ku malli aty fshihet heshtur në braktisje..
Gjurmët historinë flasin legjendat në gojëdhëna..
Malet arbënore çdo gurë e lis flet mallë.
Nga gjiri ytë buron vargu e kënga..
Bukuritë e vendit tim rënkojnë vetminë pa ndalë..
E kujt është kjo tokë e lënë djerrë ka motesh..
Rënkimin e heshtur ujitur prej lotësh..
Dielli i ftoftë i kohës iua solli vetminë..
E farën e truallit iua përzuri rininë..
Lisat mes vetit fshehin dhimbjen e s.tregojnë..
Nën hijen e tyre s.ka më kuvende burrash..
Krojet e trojeve lotë e gjamë kullojnë..
Tymi më s.delë në oxhaqe kullash..
Gjoksi i përmalluar tharë gji e kraharorë..
Aty mes malesh fshihet mallë e lotë.
Lulet që mbijnë e thahen askush siu merrë erë..
Kullash legjendare në prag mbirë ferrë.

Reç Dibër