>
LETERSISHQIP
Mirela Leka Xhava

Vetmia E Kafese

Mikesha ime e vjeter, me mua gjithe jeten
Mbi plaget e shpirtit balsami i vetem,
Mengjesit me zgjon bashke me agimin
Te dyja te heshtura, po vuajme denimin...

E kush mund ta besoje kete qe tregoj,
Lum si ti thone qe ne France jetoj,
Nese ti i thua s'eshte aq e lehte
Pse nuk kthehesh thone, ne eshte e vertete.

Ju s'mund ta kuptoni qe rroni atje,
Sa i madh eshte malli per atdhe,
Malli per ata qe jeten me dhane
Rruges kur eci  m'e them, ketu ç'bene?

Nuk ka mirmengjes si tek vendi yt,
Mirdita te thone  ende  pa u gdhire
Po e le ketu timen nostalgjine
Jam me fat qe kam nje  atdhe te dyte.

Balade do shkruaja, dhe do meditoja
por kohen s'e kam me tej te vazhdoja
Gjaku me mungon, virusin mallkova
Ne vetmine e kafese, keto vargje shkrova.