>
LETERSISHQIP
Nazmi Abazi

Poezia

Thash me la
Dhe poezia
Sikur edhe
njerezia, , ,

Sikur
Lumi
Bari
Kashta
Po nuk dole
Me perjashta

Sikur ti
Sikur ajo
Po nuk the
Gjithmone
Po

Do me lere
Dhe fuqia
Mendja
Trupi
Gjith
Te tria, , ,
Çdo te beje
Njerezia?

Po nuk dola
Me perjashta
Uji
Bora
Balta
Kashta

Po nuk dola
Ne dritare
Dielli
Zogu
Fluterira
Zdo kujtohem
Me perfare, , ,
Çdo te
Beje
Njerezia

Hem i tretur
Hem pa
Tretur
Si i humbur
I pa gjetur, , ,

Jo ishalla
Poezia, , ,
Rima
Vargu
Sa çudira,

Jo ishalla
Drit
E saj
Loti malli
Tretur
Vaj
Ajo drite
Dhe pa syt
Shpirt
I shkret
Llamburit,

Sikur
Dhe
Me nje
Shkendi
Sikur
Vetem
Me foti
Sikur vetem
Nje kujtim
Te ben drit
Zjarr
Teslim

Mjafton
Pak
Te beje
Flak
E te ndrise
Gjith
Perqark, , ,

Mos e dhente
Perendia
Te me lere
Poezia