>
LETERSISHQIP
Nedia Qafko

1 Qershori Ynë

Dielli po na ngroh
Zemra na rreh fort
Se erdhi 1 Qershori
Kjo është dita jone

Plot shokë edhe shoqe
Jemi mbledhur sot
Plot prindër e mesues
Po na admirojnë

Dhe rrjedhin poezitë
Si ujvara n'male
Si cicërima zogjësh
Fëmijët jo nuk ndalen

Porsi lulet çelin
Buzëqeshjet e fëmijëve
Se erdhi 1 Qershori
Kjo është festa jonë.