>
LETERSISHQIP

Durtilja

Mori e zgledhura ndër zonjat,
ktë vo t'artënë kurorë,
t'cilnë na t'dhuruam n'dorë,
ti në qiell ngrijna neve.

vash' e kuqe e rodhustane
më ruash, ill, o diell, hënë,
xhil i bardh' e trëndafile,
s'inzot nuse, ëm' e bile,
prind si ti s'jan' të lipismë.

ki kujdes për ne t'mavrismë!
zëmra jote lipsiare
t'ligat tona s'vareft' fare;
po t'ndëlemë, nj' dit' na thrret
te parrajsi ku na pret.