>
LETERSISHQIP

Në Oqeanin Njerzorë

Jashta njerëzve që sot takova në Luzern
Skaj lumit Rojs, e ishte ditë pazari
Tjetër soj njeriut nuk besoj se ka

Mes tyne takova kirurgë, astronomë
Sharlatana e priftën, magjypë e astrologë,
Cinik, sarkastik, satrap e Ku-Klux-Klan,

Kriminela e shënjtën, bigot e narkoman,
Camorra, Opus Dei e taliban,
Tepër shumë asish të dënjë për St. Urban*

Mes tyne edhe unë, nji rreshqanor kuptues
I pajisun me cogito, me nji homunkulus,
Zegjin me vademekum, rezil me vadetekum,

Një pikë uji që ka esencën e individit
Këtu mes morisë në Oqeanin Njerzorë.

*Shënim : St.Urban-i është spital psikiatrik në Zvicër.

DËRGOI:
Më shumë nga Nokë Sinishtaj