>
LETERSISHQIP
Olti Gjana

Fjalët E Mërgimtarit

Pa mbaruar shkollën
Për gurbet u nisa
Prindërit i takova
E me shokët ika

Arritëm me gomone
Me shumë vështirësi
Sa shumë u gezova
Mbërrita ne Angli

Takova të afërmit
Gjeta shtëpi
Qiranë e paguanim
Bashkë me shokët e mi

Nisa nje punë
Shumë të vështirë
Punoja në hekur
Për një jetë më të mirë

Puna shumë e lodhshme
Po prap mendoja
Më mirë se në Shqipëri
Këtu do jetoja

Me kalimin e kohës
Në punë shumë u lodha
Hekur duke mbajtur
Trupin sakatova

Shokët e mi në shtet
Ishin regjistruar
Letrat i kishin marrë
e në Shqipëri kishin shkuar

Une mbeta vetëm
E shumë kohë kaloi
Tashmë isha rritur
E gurbeti më copëtoi

Malli për atdheun më kishte marrë
Për familjen
Për shokët
Kur mblidheshim në mahallë

Nga malli që kisha
Një vendim e mora
Pas 20 vitesh të kthehesha
Por askujt si tregova

Kur arrita në vend
Më rrodhen lot gëzimi
20 vjet pa e parë
Ahh cfare ndryshimi

Shkova në shtepi
Shumë i përmalluar
I rash derës
Prindërit për të takuar

Doli e hapi nëna
Lotët nuk e mbanin
Doli dhe babai
Të dy nisën të qanin

Ah more bir
Sa shumë na ka marrë malli
Pa u parë 20 vjet
Më në fund erdhi djali

Të dërgova fëmijë
E ti erdhe burrë
Ike në gurbet
E mendova s'kthehesh kurrë

Të rriti gurbeti
E jo familja jote
Deshe të ikësh jashtë
Duke pasur të mirat e kësaj bote

Të gjithë duke qarë
Por jo nga hidhërimi
Këto ishin
Vetëm lot gezimi

Atë ditë të bukur
Mora një vendim
Kurrë për gurbet
Sdo e nis djalin tim

Dhe ju o miqtë e mi
Gurbetin mos lakmoni
Nuk është jetë atje
Duhet ta kuptoni

Jetoni prane familjes
E këtu punoni
Ndoshta ktu si dini vuajtjet
Por atje e shikoni.