>
LETERSISHQIP
Orhan Veli Kanik

Iluzion

Sapo shpëtova nga një sevda e vjetër,
tashmë, të gjitha gratë janë të bukura,
Këmishën e kam të re,
Jam larë
Dhe jam rruar,
Është bërë paqe,
Ka ardhur behari,
Dielli ka lindë.
Dhe kam dalë në sokakë, njerëzit janë rehat,
Dhe unë jam rehat.
Shqipëroi: Alban Tartari