Paul Verlaine
Kalores I Ndjere
Kalorës i ndjerë maskuar që heshtur shkon kaluar,
Mjerimi me ushtën e tij zemrën ma ka shpuar.
Nga zemra e plakur gjaku çurkë më vërshoi
Pastaj në diell mbi lulet u tret e avulloi
Dhe m’u veshën sytë një klithmë më erdh në gojë
Dhe zemra ime e plakur m’u drodh edhe mbaroi
Kalorësi i Mjerimit atëherë m’u afrua
Me këmbët zuri dhe, me dorë më preku mua
Gishtin veshur hekur e shkoi te plaga ime
Tek numuronte nomet, gjëmim pas vetëtime
Dhe si më preku gishti akull edhe hekur
Krenare e përtërirë m’u ngjall zemra e vdekur
E me afsh të ri e me hir hyjnor
E mirë, e dlirë më rrahu, si në gji rinor
Dhe dridhesha i dehur s’arrija të besoja
Sikur përpara meje perëndinë shikoja
Por kalorësi i ndjerë sërish hipi kaluar
Një shenjë me kokë ma bëri ashtu duke u larguar
E më thirri (sikur shpirti ma dëgjon)
"Kujdes, tashti! Një herë në jetë mjafton"