>
LETERSISHQIP
Percy Bysshe Shelley

Një Zog Qyqar

Nje zog qyqar për shoqezen,
mbi degë të tharë vajtonte,
thellimi shfrynte i tërë i ngrirë,
nën të ky përroi shkonte.

Tërë atij pylli gjethe s‘ dukej,
as lule krej çahirit,
të gjitha rrotull flinin qet,
përveç rrotës s‘ mullirit...
Shqiperoi Napoleon Tasi