>
LETERSISHQIP
Populli

Kenge Per Rrapo Hekalin

Hajde, mor Rrapo Hekali,
Kur therret sa tundet mali.
Hajde, mor Rrapo o lule,
Lum si ti, bilbil qe zure,
nje pasha me shtate tuje.
Topi bam e ti po tutje,
plumbat te binin mbi supe
as u trembe, as u tute,
se Hodo Nivica shkoi,
kofshen derrit ia derrmoi,
ngriti flamurin te kroi.
Pse, lufton o derezi?
As per mua, as per ti
po per gjithe Shqiperi!