>
LETERSISHQIP
Qani Seferaj

1 Qershori Yne

1 Qershori yne
Erdhi perseri
Do dalim ta presim
Me shume dashuri

Na gjene te gezuar
Prinder e femij
Do ti hapim dyert
Shtepi me shtepi

Femije te gezuar
Te veshur per mis
Aroma e luleve
Lastari i hardhis

Veshur me te bardha
Me lule ne dore
Ne skenat magjike
Aktore aktore

1 Qershori yne
I qeshur gazmore
Vjen si perhere
Me diellin pranveror

DËRGOI: