>
LETERSISHQIP
Qani Seferaj

Mbreti I Pyjeve

Kur vdiq mbreti i pyjeve
Kafshet ligjeruan
E percollen me vaj
Me lule e mbuluan

Sinfonit e zogjve
Pyjeve u shkrin
Percollen luanin
Moren arratine

Dhelpra hodhi shallin
Shkoi te ariu
Mbreti na e mori te keqen
Mortja e perpiu

Tashti hidhe mbi sy
Do ham e do pim
Do ta dredhim si te duam
E fituam lirin

Ujku mblodhi cakejte
Mblodhi qeverine
Caktoi ministrat
Dhelpres i la pularine

Ariu kapi piramiden
Beri kushtetut
Ujkun e aprovoi kryeminister
Mushkes si ci kerkonte drut

Te gjithe moren nga pak pushtet
Gomari mbeti lidhur ne hut
Per te askush su kujtua
Gjersa nje dit litari u keput

Qe te gjithe u gezuan
Se e kishin fituar lirine
Kafshet hanin njera tjetren
U perlesh edhe ujku me arin

Krricat e gomarit
Moren arratine
Pyjeve u vune flaken
Toka mbeti shkretetire, djegurin