Qendresa Beqiri
Atij
…që shkruan për dritaren e shpirtit; e kur thotë që të shikosh realisht duhet të mbyllesh sytë; unë ty të shoh. E shoh me admirim tek ajo dritare e vogël pas së cilës është ai me zemër plot, ku para tij as unë nuk mund të fshehi asgjë. E lakmoj çdo të mirë e të metë tënden, duke u shndërruar në atë llasticen 6 vjeçare e ti thua: mjaft u solle sikur je e vogël, por përpara teje ashtu ndjehem. Shiu dje rriti çdo gjë brenda meje, çdo dyshim e gënjeshtër, atë që thonë të tjerët, kurse e vërteta më takon mua.
Mos më gjyko, sepse ne jemi ata që vendosim ku duhet të shkojmë e unë eci drejt teje me hapa të ngadaltë, por të sigurt, me zemër plot e mendje trubullt.
Mos më gjyko, sepse ne jemi ata që vendosim ku duhet të shkojmë e unë eci drejt teje me hapa të ngadaltë, por të sigurt, me zemër plot e mendje trubullt.