>
LETERSISHQIP
Qendrim Korça

Sikur

Po të mundesha të ndjej përsëri Diellin
Po te dilja edhe një herë nga Errësira
Sikur shpirti të sodiste tokën jo Qiellin
Do dija ku qëndron kënaqesia dhe e Mira.

Të më kuptonin edhe një herë Prezencën
Jo si fantazmë, do i mbushja vetëm Gëzime
Do u rrëfeja ndjenjat e shpirtit, Mungesën
Përulur për falje, lotët e gjithë ato Hidhërime.

Më shumë do u merrja, me ju dhe Jetën
Duke harruar anën time te dobët Egoiste
Kam kuptuar, në sytë e juaj shoh Vetën
Pa kërkuar kuror me dëshira Anarkiste.

Do ju ndërtoja një pallat Dëfrimi
Premtimi, po të dal nga kjo Greminë
Sikur Zoti të më jepte një fije Ndriçimi
Por çmimi, tani vetëm tek ju përjetoj Rininë