>
LETERSISHQIP
Ragip Dragusha

Migjeni

Ti i dhé dritë shpirtrave të sakatosur,
dhe vargun e ktheve në llavë vullkani;
sa shumë i këndove shtatores së ngurrosur,
mbi plagët e trupit vajtove vatanin.

Tek moll’ e ndalueme e çove ti kangën
ku uria lakmonte njëherë me u shue,
ah..ligji, polici, ia prishën andërren
e kanga jote vazhdoi me ligjërue.

Athërë ngrite grushtin, malin me qëllue,
dhe jehona vargun e ktheu në argjend,
se me fjalë urinë s'mundesh me i shue,
ndaj sot grushti yt ba asht legjendë.

Vargun rinisë, në flakë ti e ndeze,
hare e gaz si kurrë ndër mote,
tanë botën i fale, pranverë ti ndjeve:
"qeshu rini, qeshu, se bota asht e jote".