>
LETERSISHQIP
Rakela Sehitaj

Stop Bullizmi

Stop bullizmi i një fëmije
Stop përçmimi, tallje e ofendime,
Të gjithë jemi të barabartë,
Njësoj, pa dallim.

Sot dua të flas,
Të gjithë le të dëgjojnë,
Kujdes, mos te drejtat po cënon,
Mos bëj dikë të rri i strukur,
I vetmuar, trishtuar,
Shpirtërisht të shkatërruar.

Njëri prej tyre mund të ishe ti,
Ose dikush që ti e do së shumti,
Kur nuk dikë afër ta mbaj,
Pse ta bëj të qaj??