Refik Azemi
Vendi Im
Kurrë se ndale këngën për liri
Oqean i pashtershëm durimi ishe ti
Shtigjeve të gjakut u përflake me lavdi
O truall rrënjëthellë i t'parëve t'mi
Vendlindje trimash regjur me burrëri
Ëndërr viganësh deri në përjetësi
E GËZOFSH TË SHTRENJTËN PAVARËSI!
Oqean i pashtershëm durimi ishe ti
Shtigjeve të gjakut u përflake me lavdi
O truall rrënjëthellë i t'parëve t'mi
Vendlindje trimash regjur me burrëri
Ëndërr viganësh deri në përjetësi
E GËZOFSH TË SHTRENJTËN PAVARËSI!