>
LETERSISHQIP

Hija, Unë Dhe Hija

Vrapon tutje mugëtirës hija ime
Vrapon se erë lirie thith…
Nga prangat veç hijen lëshoj
Ajo ka shumë kapriço…
Ajo… bën ç’dëshiron!

Hija pas meje ngjitur rri…
Fshehurazi oksigjenin vjedh
Nëse ajo më lë pa frymë
Me të bashkë nis shuhem unë…

Hijen e rrah më rreh e rrah
Vallë shenjat e dhunes ku janë?
Hijen e puth më puth e puth…
Të jetë: Dashuri kjo vallë??!

Vrapon tutje largësires, hija ime…
Vrapon dhe erë lirie thith…
Nga prangat hijen duhet ta leshoj…

Hija pas meje vazhdoi… qëndroi…
Fshehurazi oksigjenin vodhi
Hija kish shumë kapriço
Hija…bëri ç’dëshiroi…

Hija më deshi më gëzoi
Por iku u largua…
Mugëtirës përfundoi…

Hija… hijen përqafoi…
Krijuar në 22.12.2005 nën frymëzimin e Jorge Luis Borges, modifikuar në 30.05.2012

DËRGOI:
Më shumë nga Rejsi Meçe