>
LETERSISHQIP

Larg Teje

E shkunden se fundmi dhe callmen
dhe plepat e shelgjet plot zulme.
Mbi ballin e tokes se ngrire,
mbi faqen e lumit plot zhurme.

Si lot i harruar pendimi,
pas muzgut rreshkiti nje yll.
Me kuaj te bardhe debora
pushton, gjith' shtigjet i mbyll.

Larg teje shperhapen agime
e tretin deboren acar.
E zgjuar nder shtreter henore,
te pres qe te vish sa me pare...