>
LETERSISHQIP
Rinor Murati

Ditari Im

I vogël kur isha,
Një ditar ëndërroja ta kisha,
Po ç'të shkruaja mendoja,
Prap se prap nuk kuptoja.

Por duke u rritur,
Më shumë gjëra përjetova,
Kështu që vendosa,
Ditarit t'i tregoja.

Të kam shok e të kam mik,
Ti tregoj sekretet pa frikë,
Po kur të plakem mos harro,
Të kaluarën ma rikujto.